Selam Alejkum
  Namazi per Fillestar
 

 

- N A M A Z I –
        Përmbajtja:
        - Kushtet e namazit
        - Mënyra e marrjes së abdesit
        - Shtyllat e namazit
        - Mënyra e faljes së namazit
 Kushtet e namazit
        1. Të jetë personi musliman
        2. Të jetë i mençur
        3. Të jetë i rritur
        4. Të jetë i pastër (me abdest)
        5. Të largohen  papastërtitë  nga tri gjëra:
            Nga trupi
            Nga petku (rroba)
            Nga vendi i faljes
        6. Të  mbulohet  avreti- pjesa e turpshme e trupit
        7. Të këtë hyrë koha e namazit
        8. Të drejtuarit kah kibla
        9. Nijeti (të vendosë - ta bëjë nijet me zemër)
Mënyra e marrjes së abdesit
       Abdesi merret në këtë mënyrë:
        ◊ Thuhet “Bismil-lah”
        ◊ Lahen duart deri te nyjet tri herë.
        ◊ Me dorë të djathtë futet uji nga tri herë në gojë dhe në hundë.
        ◊ Fytyra pastrohet tri herë prej fillimit të flokëve e deri te mjekrra dhe prej veshit në vesh.
        ◊ Lahet dora e djathtë e pastaj e majta deri mbi bërryla nga tri herë.
        ◊ I jepet mes-h (fërkim me duar të lagëta) tërë kokës dhe veshëve.
        ◊Lahet këmba e djathtë dhe pastaj e majta deri mbi nyje nga tri herë.
 
Shtyllat e namazit
       1. Tekbiri  fillestar
       2. Të  qëndruarit  në  këmbë (në namaze obligative -farze- kur ka mundësi)
       3. Leximi i sures el-fatiha
       4. Të shkuarit në ruku
       5. Ngritja nga rukuja
       6. Të  shkuarit në sexhde
       7. Ngritja nga sexhdeja
       8. Ulja mes dy sexhdeve
       9. Ulja e fundit
       10. Teshehudi i fundit
       11.  Salavatet
       12.  Të dhënit selam
       13.  Mosngutja gjatë faljes
       14.  Renditja
Mënyra e faljes së namazit
       - Rekati i parë
       1.Të bëhet nijeti me zemër.
       2.Tekbiri fillestar: (me fjalën Tekbir nënkuptojmë të shqiptuarit e fjalës Allahu Ekber). Namazi fillohet duke thënë Allahu Ekber. Gjatë shqiptimit të  kësaj shprehjeje,  duart ngriten deri të veshët ose drejt me supe dhe shuplakat e duarve duhet të jenë të  kthyera kah Kibla, pastaj e drejton shikimin në vendin e SEXHDES . Me thënien e fjalës Allahu Ekber, njeriu konsiderohet në namaz dhe i ndalohen disa gjëra që janë të lejuara jashtë namazit, si psh.: të folurit, të ngrënit, të qeshurit etj.
       3. Vënia e dorës së djathtë mbi të majtën në gjoks.
       4. Leximi i duasë hyrëse të namazit- (Subhaneken),e cila thuhet kështu:
Subhaneke Allahumme
            Ve bihamdike
            Ve tebarek-esmuke
            Ve teala xhedduke
            Ve la ilahe gajruke 
      Kjo dua lexohet vetëm në fillim të rekatit të parë të çdo namazi.
       5. Leximi i sures el-fatiha.Kjo sure thuhet në këtë menyrë:               
            Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr -rraxhim
            Bismil – lahirr – rrahmanirr – rrahim
            Elhamdu  lil-lahi rabbil alemin
            Err-rrahmanirr-rrahim
            Maliki jevmid-din
            Ijjake   neabudu ve  ijjake nestein
            Ihdines  siratal   mustekim
            Siratal - ledhine   en’amte   alejhim
            Gajril  magdubi  alejhim  ve  leddalin
            Amin
       Shkarko audio-fajllin e kësaj sureje këtu
      Suretu EL-FATIHA lexohet në çdo rekatë të çdo namazi dhe namazi pa të është i pavlefshëm. 
       6. Leximi i një pjese të Kur'anit, si psh.: Suretu el-Ihlas:
            Bismil – lahirr – rrahmanirr – rrahim
            Kul huvAll-llahu   ehad
            All-llahus-samed
            Lem jelid ve lem juuled
            Ve lem jekun  lehu kufuven ehad.
                Shkarko audio-fajllin e kësaj sureje këtu
            Apo Suretul  Felek:
            Bismil – lahirr – rrahmanirr – rrahim
            Kul  eudhu  birabbil  felek
            Min sherri  ma halak
            Ve min sherri gasikin idha vekab
            Ve min sherrin- neffathati fil ukad
            Ve min sherri hasidin idha hased
            Shkarko audio-fajllin e kësaj sureje këtu
            Apo Suretun-Nas
            Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr -rraxhim
            Bismil – lahirr – rrahmanirr – rrahim
            Kul eudhu  birabinnas
            Melikin nas
            Ilahin nas
            Min sherril vesvasil hannas
            El-ledhi juvesvisu fi sudurin  nas
            Minel xhinneti ven nas
             Shkarko audio-fajllin e kësaj sureje këtu 
       7.Të shkuarit në ruku.
       Pas leximit të një pjese të Kur'anit, duke thënë ALLAHU EKBER, ngriten duart deri te veshët ose deri te supet, pastaj vihen mbi gjunjë duke i kapur gjunjët me duar dhe duke e drejtuar shpinën sa më drejtë. Në këtë pozitë thuhet 3 herë: subhane rabbijel adhim, pastaj duke thënë semiAllahu limen hamideh  drejtohet shpina dhe ngriten duart deri te veshët ose deri te supet dhe merret pozita sikur para RUKUSË. Në këtë pozitë qëndron një çast deri sa të qetësohesh dhe të thuash: Rabbena   ve   lekel   hamd. 
        8.Të shkuarit në sexhde. Duke thënë ALLAHU EKBER shkon në SEXHDE. Në SEXHDE i lëshon duart, gjunjët pastaj e vë ballin dhe hunden në tokë, ndërsa gishtat e duarve dhe të këmbëve duhet të jenë të kthyer kah Kibla dhe thembrat duhet të jenë të bashkuara njëra me tjetrën. Në këtë pozitë thuhet 3 herë: subhane rabbijel eala, pastaj duke thënë Allahu ekber ngritesh nga SEXHDEJA e parë duke u ulur mbi shputën e këmbes së majtë dhe duke i vënë duart mbi gjunjë ndërsa gishtat e këmbës së djathtë mbesin të kthyer nga Kibla, në këtë pozitë (MES DY SEXHDEVE) thuhet: RABIGFIRLI   RABIGFIRLI, pastaj duke thënë Allahu Ekber shkon prapë në SEXHDE sikur  herën e parë , duke i përseritur të njejtat fjalë dhe të njejtat veprime. Pas plotësimit të SEXHDES së dytë ulesh për një kohë të shkurtë sikur në mes dy sexhdeve duke mos thënë asgjë. 
(E gjithë kjo që u përmend deri këtu konsiderohet një REKAT). 
      - Rekati i dytë 
       9. Ngritja për në rekatin e dytë.Ngritesh në këmbë duke u mbeshtetur në duar të  bëra grusht e të vëna në tokë para vetes dhe duke thënë: Allahu Ekber . Pastaj përsëriten të njejtat gjëra sikur në rekatin e parë si në vijim : 
       10.Vënja e dorës së djathtë mbi të majtën në gjoks.
       11. Leximi i sures el-fatiha. 
       12. Leximi i një pjese të Kur'anit. 
       13.Të shkuarit në ruku. 
       14. Të shkuarit në sexhde. 
       15. Ngritja prej sexhdes së parë. 
       16. Ulja mes dy sexhdeve
      17.Të shkuarit në sexhden e dytë. 
       18. Ngritja prej sexhdes së dytë. 
       19. Teshehudi (ulja në namaz). 
      Pas ngritjes nga SEXHDEJA e dytë ulesh sikur në pozitën mes dy sexhdeve përveç se gishtërinjët e dorës së djathtë i kap me gishtin e madh ndërsa gishtin tregues e drejton kah Kibla dhe e levizë ngadalë ( lart e poshtë), në këtë pozitë lexohet ETEHIJATI i cili thuhët kështu:
 
            Ettehijjatu  lil-lahi Ves salavatu Vet tajjibatu
            Esselamu  alejke ejjuhen  nebijju
            Ve  rahmetull-llahi  ve berekatuhu
            Esselamu  alejna  ve  ala ibadil-lahis-salihin.
            Esh-hedu  en  la  ilahe  il-lAll-llah
            Ve esh-hedu  enne  Muhameden abduhu  ve  resuluhu. 
        20. Leximi i salavateve.
           Salavatet thuhen kështu:
           All-llahumme   Sal-li   ala  Muhammedin ve ala Ali Muhammed kema sal-lejte ala Ibrahime ve ala Ali Ibrahim , inneke  hamidun  mexhid.
           All-llahume   barik  ala  Muhammedin  ve ala  Ali  Muhammed  kema  barekte ala Ibrahime ve ala Ali Ibrahim , inneke  hamidun  mexhid. 
      Nëse namazi ka më shumë se dy rekate, atëherë pas leximit të SALAVATEVE ngritesh në këmbë për ta vazhduar rekatin e tretë e nëse i ka vëtëm dy rekate pas leximit të SALAVATEVE shton edhe këtë: 
       21. Leximi i duasë,e cila thuhet kështu:
            Allahume inni eudhu bike min adhabil kabr
            Ve min adhabi xhehennem
            Ve min fitnetil  mahja vel memat 
            Ve  min  sherri  fitnetil Mesihid - dexhal.
      Pas leximit të kësaj duaje, mund të lutesh me dua të tjera të pacaktuara. 
       22.Të dhënit selam.
      Pas leximit të këtyre duave duke e kthyer kokën në anën e djathtë thua:
            Esselamu alejkum ve rahmetull-llah dhe shikon mbi supin e djathtë, pastaj e kthen kokën në anën e majtë duke thënë: Esselamu alejkum ve  rahmetull-llah dhe duke shikuar mbi supin e majtë. 
      Me jepjen e selamit përfundon namazi. 
 

Namazet që kanë më shumë se dy rekate farz, pas Sures El-Fatiha në to nuk lexohet asgjë nga Kur'ani por shkohet në RUKU duke thenë Allahu Ekber dhe duke i ngritur duart deri të veshët ose drejt me supe. 
Sunetet më të vlefshme janë këto që u përmendën në këtë tabelë, por ka edhe  rekate tjera sunet si 2+2 pas dreke dhe 2+2 para ikindisë. 
Namazi i Vitrit mund të falet prej pas namazit të jacisë e deri në sabah. Vitri i ka rekatet tek si 1, 3, 5 e deri në 11 rekate. 
Kjo mënyrë e namazit vlen si për meshkuj ashtu edhe për femra, nuk ka asnjë argument që bën dallim në formën e namazit mes meshkujve dhe femrave. 
Namazi i xhumasë nuk ka sunet para farzit, por mund të falet namaz nafile deri sa të ngjitet imami në hytbe, ndërsa pas farzit mund të falen 2 ose 4 (2 nga 2) në xhami apo në shtëpi, mirëpo falja e suneteve  në shtëpi është më e preferuar se sa në xhami, ndërsa farzet është obligim (vaxhib) të falen në xhami. 

 
Përgatiti : Burim Mujaj
 
 
  Sot 23 visitors (28 hits) Ne ket Faqe Medreseja  
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=